Michael Hernandez
31 Gusht 2017•Përditësim: 31 Gusht 2017
UASHINGTON (AA) – Zyrtarët e Pentagonit konfirmuan të mërkurën se SHBA-të kishin nënvlerësuar nivelin e saj të forcës në Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Përbashkët i Stafit, gjenerali Kenneth F. McKenzie Jr dhe zëdhënësja e Pentagonit Dana White, theksuan se në Afganistan ka 11,000 trupa, shifër që është 2,600 më shumë se pranimet e mëparshme.
Zyrtarët refuzuan të japin një vlerësim të ngjashëm për Irakun dhe Sirinë, ku ka mijëra trupa më shumë se sa është pranuar publikisht, por White tha se Pentagoni po shqyrton kontabilitetin publik. "Çdo operacion është i ndryshëm dhe ne duhet të shqyrtojmë shqetësime të ndryshme," u tha ajo gazetarëve.
McKenzie tha se shifrat për Irakun dhe Sirinë do të shpalosen së shpejti. Shifrat e Afganistanit janë pjesërisht më të larta për shkak të vendimit të Pentagonit për të numëruar anëtarët e shërbimit në këtë vend në mënyrë të përkohshme. Grupi ishte hequr më parë nga administrata e kaluar.
Njoftimi vjen pasi ushtria amerikane thuhet se përgatitet të dërgojë rreth 3,900 trupa shtesë në vendin e shkatërruar nga lufta në përputhje me politikën e re të Presidentit Donald Trump.