Ahmet Gürhan Kartal
30 shtator 2022•Përditësim: 05 tetor 2022
Rreth 115 mijë punonjës të Postës Mbretërore Britanike filluan grevën dyditore duke kërkuar rritje të pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sindikata e komunikimit (CWU) njoftoi se do të vazhdojnë me grevat e tyre njëditore deri në Krishtlindje, duke paralajmëruar se do të ketë "ndikim dramatik".
"Ky është një paralajmërim i rëndësishëm, por kjo përkon me nivelin e zemërimit të cilin e ndjejnë anëtarët tanë për shkak të mënyrës me të cilën Posta Mbretërore është sjellë ndaj tyre. Drejtori i Përgjithshëm i Postës Mbretërore trajton punonjësit e postës si të jenë të marrë", ka thënë sekretari i CWU-së Dave Ward, duke theksuar pikërisht se këta njerëz i mundësuan postës të realizoj profit.
Shumë grupe të tjera të punës në Britani të Madhe, duke përfshirë punonjësit shëndetësor dhe mësimdhënësit, gjithashtu janë duke u përgatitur për grevë të ngjashme në tetor, në kulmin e inflacionit më të rëndë në vend në 40 vitet e fundit, e cila ka arritur në 10,1 për qind.
Pritet që ndërprerjet e punës të shtojnë trazirat ekonomike në Britani të Madhe, të shkaktuar nga planet e qeverisë britanike për të ulur taksat.