Gamze Türkoğlu Oğuz
30 Nëntor 2017•Përditësim: 30 Nëntor 2017
WASHINGTON (AA) - Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, tha se testimi i fundit i raketës balistike nga Koreja e Veriut i "ka sjellë pak më afër luftës" qeveritë e Phenianit dhe Washingtonit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim në takimin emergjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Haley në lidhje me testimin raketor ka thënë: "Nëse ndodh lufta, kjo do të jetë për shkak të veprimeve të vazhdueshme agresive që kemi parë dje. Nëse vjen deri tek lufta, padyshim që Koreja e Veriut do të eliminohet tërësisht".
Ajo tha se presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Kinës Xi Jinping të cilit i ka bërë me dije se ka ardhur koha për të ndërprerë shitjen e naftës së papërpunuar.
Trump gjithashtu pas bisedës telefonike në një postim në Twitter ka deklaruar se ndaj Koresë së Veriut sot do të vendosen sanksione të reja.
Koreja e Veriut dje njoftoi se në ora 02:48 sipas kohës lokale ka kryer testim raketor balisitik të gjeneatës së re ndërkontinentale. Raketa, e cila ka ndjekur trajektoren e përcaktuar për 53 minuta pas lëshimit ka rënë në Detin Japonez.