Muhammet Nazım Taşcı
27 Maj 2020•Përditësim: 27 Maj 2020
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Indi ka tejkaluar shifrën 150 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Familjes, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6.387 raste të reja me ç'rast numri i rasteve është rritur në 151.767.
Gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 kanë humbur jetën 170 persona ndërsa numri total i viktimave është rritur në 4.337.
Deri më tani janë shëruar 64.436 persona.