Ekip
31 Gusht 2017•Përditësim: 01 Shtator 2017
MUMBAI (AA) – Një ndërtesë e vjetër pesëkatëshe është shembur sot në Mumbai të Indisë duke lënë së paku 16 persona të vdekur dhe disa të tjerë nën gërmadha. Deri më tani rreth 30 banorë të ndërtesës janë dërguar në spital nga shkaku i lëndimeve të marra, raporton Anadolu Agency (AA).
Informacionet e para flasin se shembja e ndërtesës erdhi në kohën kur në të po bëheshin disa punime ndërtimore, ndërkohë që në terren kanë zbarkuar ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit të cilët po kryejnë operacionet për kërkim dhe shpëtim.
“Tre persona janë shpëtuar nga gërmadhat, ndërkohë që vazhdojmë të kërkojmë për të mbijetuar tjerë”, tha në një deklaratë për mediat zyrtari policor Manoj Sharma.
Mbetet e paqartë nëse shirat e rrëmbyeshëm të cilat përfshinë shtetin Mumbai të Indisë në ditët e kaluara shkaktuan shembjen e ndërtesës 117 vjeçare.