Muhammet Kurşun,Bilal Güler
29 Shtator 2020•Përditësim: 30 Shtator 2020
Me 207 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i i viktimave është rritur në 25.986, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 3.677 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 453.637.
Lari shtoi se 4.079 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 378.727.
Ajo informoi më tej se deri më tani në vend janë kryer mbi 3,9 milionë teste.
Zëdhënësja Lari shtoi se 30 nga 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajonve të "kuqe" dhe të "rrezikshme".