Ahmet Furkan Mercan
02 Tetor 2020•Përditësim: 02 Tetor 2020
Pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit kanë ndikuar në shkallën e papunësisë në Japoni, e cila qëndroi në 3 për qind në muajin gusht, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komunikimeve të Japonisë publikoi një raport rreth papunësisë në gusht.
Të dhënat tregojnë se norma e papunësisë me rregullim sezonal, e cila ishte 2.9 për qind në korrik, u rrit me 0.1 për qind dhe tani është 3 për qind.
Kështu, për herë të parë që nga maji i vitit 2017, kur ishte 3.1 për qind, shkalla e papunësisë tejkaloi 3 për qind dhe ka 2 milionë të papunë.
Veçanërisht pasojat e COVID-19 u ndien në sektorin e hotelerisë, në të cilin numri i të punësuarve, krahasuar me vitin e kaluar, u zvogëlua me 280 mijë dhe në sektorin e prodhimit me 520 mijë persona.