Ahmet Furkan Mercan
12 Shkurt 2021•Përditësim: 12 Shkurt 2021
Japonia ka pranuar dërgesën e parë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të prodhuesit farmaceutik Pfizer, i cili e zhvilloi vaksinën në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve Kyodo raportoi se Japonisë iu dorëzuan 400 mijë doza të vaksinës COVID-19 të zhvilluara nga Pfizer/BioNTech.
Pritet që në fillim të javës së ardhshme vaksina të miratohet për përdorim lokal nga Ministria e Shëndetësisë e Japonisë, ndërsa që nga e mërkura të administrohet tek punonjësit e shëndetësisë në mbarë vendin.
Japonia ka njoftuar se nga kompanitë Pfizer/BioNTech, AstraZeneca dhe Moderna ka porositur 310 milion doza të vaksinës të cilat do të mjaftojnë për 157 milionë banorë në vend.
Vendi po ashtu synon që në gjysmën e parë të vitit të furnizohet me vaksinën për të gjithë popullatën e vendit.