Servet Günerigök
31 Gusht 2023•Përditësim: 31 Gusht 2023
Koreja e Veriut lançoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Detin Lindor, transmeton Anadolu.
Agjencia e Lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap tha se lançimi i raketave janë reagim i dukshëm kundër stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të kryera nga Koreja e Jugut dhe SHBA-ja.
Ushtria e Koresë së Jugut tha se detektoi lançimet rreth orës 23:40 dhe 23:50 sipas kohës lokale.
Raketat thuhet se udhëtuan rreth 360 kilometra përpara se të binin në ujëra ndërkombëtare.
Agjencia tha se autoritetet e inteligjencës së SHBA-së dhe Koresë së Jugut po kryejnë analiza të mëtejshme mbi incidentin.