Dildar Baykan
13 Gusht 2017•Përditësim: 14 Gusht 2017
DHARAMSALA (AA) – Gjenden 6 trupa të pajetë si pasojë e rrëshqitjes së tokës pas reshjeve të dendura të shiut në veri të Indisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i provincës Himachal Pradesh, Sandeep Kadam në një deklaratë tha se në rrëshqitjen e dheut në fshatin Urla për shkak të shirave mosun nën dhe kanë mbetur dy autobusë dhe të paktën tre automjete.
Ai tha se janë gjetur 6 trupa të pajetë dhe se po vazhdojnë punimet për kërkim shpëtim.
Më tej bëhet e ditur se disa shtëpi në fshat kanë pësuar dëme të mëdha për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Zyrtarët e provincës Gurajat, në perëndim të shtetit, në një deklaratë në fillim të këtij muaji njoftuan se 218 persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave mosun.
Në Indi në periudhën e muajve qershor-shtator, shumë persona humbin jetën nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet që shkaktojnë shirat mosun.