Ekip
16 Dhjetor 2020•Përditësim: 17 Dhjetor 2020
Rreth 100 studentë janë zhdukur dhe disa fshatra janë djegur gjatë përleshjeve midis grupeve të milicisë në Republikën Demokratike të Kongos (RDK), ka raportuar një radio e drejtuar nga OKB-ja, transmeton Anadolu Agency (AA).
Incidentet ndodhën në zonën Kabambare të provincës lindore Maniema, tha të martën një zyrtar lokal administrativ dhe një udhëheqës i shoqërisë civile për Radio Okapi.
Sipas një udhëheqësi lokal të shoqërisë civile, luftimet që u zhvilluan në aksin rrugor Kabambare-Kuleëa nga 10 dhjetori deri të martën, 15 dhjetor e detyruan popullsinë të largohej dhe të kërkonte strehim në fshatrat fqinje.
Ky vend i Afrikës Qendrore ka luftuar me grupet e milicisë për më shumë se dy dekada.
Sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave, konkurrenca midis minatorëve industrialë dhe artizanalë është një burim tensioni në RD të Kongos.
Shfrytëzimi i paligjshëm i burimeve natyrore vazhdon të jetë nxitësi i konflikteve në lindje të vendit, bëri të ditur OKB-ja.
Shumica e grupeve të milicisë kanë lënë mënjanë kërkesat e tyre politike dhe janë përfshirë në trafikimin e mineraleve.