Emre Aşıkçı
07 Korrik 2023•Përditësim: 08 Korrik 2023
Menaxhmenti i gjigantit spanjoll të futbollit Real Madrid sot prezantoi zyrtarisht para publikut anëtarin e ri, futbollistin Arda Güler dhe i bëri një pritje në klubin me të cilin nënshkroi kontratë 6-vjeçare, raporton Anadolu.
Duke u prezantuar në media, 18-vjeçari Güler tha se dëshiron të bëhet legjendë e Real Madridit. "Fillimisht faleminderit familjes time dhe Madridit. Dua të bëhem legjendë e Real Madridit. Faleminderit për gjithçka", tha ish-futbollisti i talentuar i klubit nga Istanbuli, Fenerbahçe.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez vlerësoi Gülerin, duke thënë se aftësitë dhe karakteri i tij kishin tërhequr vëmendjen mbarë botërore.
"Së bashku mund të bëjmë histori. Türkiye krenohet me ty, Arda. Së bashku do të ngremë karrierën tënde. Në stadiumin Bernabeu do të gjesh tifozë që do të mbështesin në çdo mënyrë të mundshme. Ne do t'ju forcojmë më tej me talentin tuaj. Do të gjejmë një mënyrë që ta fitojmë përsëri Ligën e Kampionëve", tha Perez.
Güler do të mbajë fanellën me numrin 24 në Real Madrid. Fenerbahçe ka bërë të ditur se Real Madridi do të paguajë 20 milionë euro për Gülerin.
"Përveç tarifës së transferimit, një bonus maksimal prej 10 milionë eurosh do t'i paguhet Fenerbahçes nga Real Madridi në varësi të performancës së lojtarit", thuhet në deklaratë.
Sipas kontratës, në rast se Güler kalon nga Real Madridi në një klub të tretë, Fenerbahçe do të marrë 20 për qind të shumës së transferit.