Alma Çekovic
16 Korrik 2017•Përditësim: 17 Korrik 2017
LONDËR (AA) - Sulmuesi kilian Alexis Sanchez ka thënë se ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe se e ardhmja e tij në Arsenal varet nga klubi, raporton Anadolu Agency (AA).
Fati i sulmuesit 28-vjeçar tashmë disa muaj është në pikëpyetje, pasi që Manchester City dhe Bayern Mynih shprehën gatishmëri për të sjellë në radhët e tyre.
Pavarësisht që edhe një vit tjetër është i lidhur me klubin nga Londra, Sanchez ka shprehur në mënyrë të përsëritur dëshirën e tij për t'u larguar nga klubi.
"Kam marrë vendim, por tani duhet këtë ta bëjë edhe Arsenali. Varet prej tyre. Duhet patjetër të pres dhe të shoh se çfarë duan. Ideja ime është luaj dhe të fitoj Ligën e Kampionëve. Kjo ishte ëndrra ime që nga fëmijëria", tha futbollisti i përfaqësueses së Kilit, Alexis Sanchez për radion sportive kiliane.
Trajneri i Arsenalit Arsene Wenger beson se Sanchez do të mbetet në klub dhe theksoi se me lojtarin ka patur "bisedime pozitive".
Arsenali në Australi ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm ndërsa kiliani ende nuk është bashkuar me bashkëlojtarët sepse ka marrë pushim shtesë për shkak të pjesëmarrjes së kombëtares së tij në Kupën e Konfederatave.