Dejan Maksimoviç
09 Shkurt 2019•Përditësim: 10 Shkurt 2019
MADRID (AA) – Pllaka e nderit e cila në vitin 2017 u vendos në nder të portierit të Atletico Madridit, Thibaut Courtois para stadiumit Wanda Metropolitano është shkatërruar në prag të derbit të kryeqytetit mes Atleticos dhe Realit të Madridit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përballja mes dy gjigantëve nga Madridi do të luhet sonte, ndërsa duket se shkatërrimi i pllakës me emrin e tij, nuk ka prekur shumë Courtoisin.
“Kjo nuk ka rëndësi. Nëse kjo i bën të lumtur, atëherë në rregull”, ishte komenti i shkurtër i portierit Courtois për mediat spanjolle.
Portieri i tanishëm i Realit, ka registruar 154 paraqitje për Atleticon në tri sezone mjaft të suksesshme për klubin, që bëri të vendoset pllaka në nder të tij.
Pas ardhjes së tij në Madrid me londinezët e Chelsea në ndeshjen e Ligës së Kampioneve në vitin 2017, Courtois bëri një foto pranë pllakës, ndërsa klubi postoi një mesazh në Twitter: "Mirë se erdhe Tibo! Ke bërë histori dhe pllaka është më se e merituar. Familja e Atleticos të dëshiron çdo të mirë”.
Rrethanat tashmë kanë ndryshuar pasi belgu 26 vjeçar në verën e vitit 2018 kaloi nga Chelse në Real, dhe tani është një person i urryer tek tifozët e Atleticos.
Derbi i xhiros së 23-të të La Ligas spanjolle do të luhet sot në Wanda Metropolitano në ora 16 e15 minuta.