Erdoğan Çağatay Zontur
25 Shtator 2020•Përditësim: 25 Shtator 2020
Dy pilotë kanë humbur jetën të enjten kur helikopteri i tyre u rrëzua në veri të Afganistanit, raporton Aandolu Agency (AA).
Helikopteri MD-530 i cili i përket Forcave Ajrore Afgane, u rrëzua në provincën Baghlan, tha Ministria e Mbrojtjes e vendit në një deklaratë.
Rrëzimi ndodhi për shkak të çështjeve teknike, shtoi deklarata.