Ekip
06 Maj 2020•Përditësim: 06 Maj 2020
Dy udhëheqës të një grupi famëkeq militantësh aktivë në provincën Kivu Verior të Republikës Demokratike të Kongos u janë dorëzuar forcave të sigurisë, theksuan autoritetet, raporton Anadolu Agency (AA).
Lafontaine Sikuli, komandant i grupit të armatosur Unioni i Patriotëve Kongolez për Paqe (UPCP), dhe Jetaime Kakule, një udhëheqës tjetër, u dorëzuan të hënën, u tha gazetarëve guvernatori i Kivut Verior, Carly Nzanzu Kasivita, pas një takimi me komitetin provincial të sigurisë në kryeqytetin Goma.
"Mirëpresim vendimin e këtyre udhëheqësve të grupit të armatosur për të ndaluar dhunën. Shpresojmë se ata do të na ndihmojnë të bindim bashkatdhetarët e tjerë që janë ende të prirur për aktivitete të armatosura në provincën Kivu Veriore për të lënë armët. Politika e qeverisë për Kivun Veriore është t'i japë fund dekadave të pasigurisë", tha Kasivita.
Sipas analistëve, dorëzimi vjen pasi grupi i milicisë u dobësua nga forcat qeveritare (FARDC) pas një sulmi të nisur tetorin e kaluar.
"Lafontaine Sikuli është një nga veteranët e shefave mai-mai në rajon. Por ai më nuk ka shumë ndikim pasi humbi shumë nga luftëtarët e tij. Ai është nën presion dhe iu desh të merrte një degë të shtrirë ulliri nga qeveria e tanishme Kinshasa për t'u dorëzuar", tha për AA, Eugene Kabange, një analist i sigurisë.
Unioni i Patriotëve Kongolezë për Paqen ishte i vendosur në Bunyatenge, në jug të Lubero.
Më shumë se pesë vjet më parë, grupi formoi një aleancë me grupin rebel të Forcave Demokratike për Çlirimin e Ruandës (FDLR), sipas një grupi të të drejtave të njeriut në Kivu Veriore të quajtur GADHOP.
Por koalicioni FDLR-UPCP u nda pasi divergjencat u shfaqën në udhëheqje në vitin 2015.