Ekip
25 Dhjetor 2018•Përditësim: 25 Dhjetor 2018
VATIKAN (AA) - Papa Françesku ka zbuluar se dëshira e tij për Krishtlindje është vëllazëria mes njerëzve të besimeve, racave ose ideve të ndryshme. Ai i bëri thirrje botës të lë anash interesat e ngushta dhe të gjejë zgjidhje për luftërat në Siri dhe Jemen dhe konfliktet në Ukrainë dhe Gadishullin Korean, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një adresim sot para dhjetra mijëra besimtarëve katolikë në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa tha se porosia universale e Krishtlindjes është "Zoti është baba i mirë dhe se ne të gjithë jemi vëllezër dhe motra”.
"Pa vëllazëri, projektet edhe planet tona më të mira rrezikojnë të jenë të pashpirtë dhe të zbrazët. Dallimet tona nuk paraqesin dëm ose rrezik, ato janë burime pasurish", tha Françesku.
Fjalimi tradicional i Papës, "Urbi et Orbi" shpeshherë është një mundësi që ai të flet për vendet problematike në botë dhe për dhunën në përgjithësi.