Mustafa Melih Ahıshalı
16 Mars 2020•Përditësim: 17 Mars 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Iran është rritur në 853, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë humbur jetën 129 persona, duke e rritur në 853 numrin e të vdekurve nga koronavirusi.
Ai vuri në dukje se me shtimin e 1.053 rasteve të reja numri i rasteve të konfirmuara është rritur në 14.991 ndërsa 4.996 persona kanë dalë nga spitali pas përfundimit të trajtimit të tyre.
Covid-19 për herë të parë në Iran u regjistrua në qytetin Qom më 19 shkurt.