Ekip
01 Qershor 2019•Përditësim: 02 Qershor 2019
Një i dyshuar për terrorizëm u arrestuan të shtunën, kur ai u përpoq të hynte në stadium, ku mijëra njerëz u mblodhën për të festuar 56-vjetorin e vetëqeverisjes në Kenia, bëhet e ditur nga policia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftim thuhet se tek ai zbuluan dy letërnjoftime të rreme dhe kishte lidhje me anëtarët e organizatës terroriste Al Shabaab, të cilët janë në Somali, e që nga viti 2011 kanë kryer sulme terroriste në Kenia.
Policia konfirmoi se Adar Galhai (22) u arrestua në stadiumin Narok.
Dita e Madarak festohet më 1 qershor në Kenia për të shënuar ditën e vitit 1963 kur vendi fitoi pavarësinë nga kolonialistët britanikë.
Policia forcoi sigurinë rreth stadiumit ku gjatë kremtimit i pranishëm ishte edhe presidenti kenian, Uhuru Kenyatta.