Ekip
27 Tetor 2016•Përditësim: 27 Tetor 2016
BERLIN (AA) - Kompania gjermane ajrore Lufthansa ka anuluar qindra fluturime të Eurowings-it, kompanisë ajrore me kosto të ulët nën pronësinë e saj për shkak të grevës së ekuipazhit të kabinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Lufthansa njofton se janë anuluar rreth 400 fluturime të enjten, ku si pasojë janë prekur 40 mijë pasagjerë. Shumica e fluturimeve të anuluara janë të linjave të brendshme. Megjithatë janë anuluar edhe shumë fluturime evropiane të Eurowings-it, por nga greva nuk janë prekur fluturimet e largëta dhe ato nga aeroporti i Frankfurtit dhe Mynihut.